Alkoolpirja, konsum më i lartë tek femrat në qytet
TIRANë- Konsumi i alkoolit në vend, sikurse dhe në shumë vende të Europës, vazhdon të mbetet në shifra të larta, ndërkohë që femrat që jetojnë në zonat urbane dhe meshkujt në ato rurale shënojnë dhe nivelin më të lartë të konsumimit të alkoolit.
Të dhënat nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor (2008-2009), i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, tregojnë se një e treta e grave, apo 32 për qind e tyre, dhe dy të tretat e meshkujve, ose 65 për qind e tyre, kanë pirë ndonjëherë alkool. Shumica e këtyre grave dhe burrave kanë pirë alkool në 12 muajt e fundit, apo 30 për qind e të gjitha femrave dhe 63 për qind e të gjithë meshkujve.
Sipas specialistëve të shëndetit publik, të dhënat tregojnë se konsumi i alkoolit në 12 muajt e kaluar është më i larti mes femrave që jetojnë në zonat urbane (36 për qind) dhe atyre që jetojnë në Tiranën Urbane, si dhe në rajonin Qendror të vendit (33 për qind secila).
Të dhënat nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se konsumi i alkoolit në 12 muajt e kaluar rritet nga 18 për qind te femrat pa arsim, ose me arsim fillor 4-vjeçar, në 47 për qind mes atyre me arsim universitar ose më të lartë. Po kështu, konsumi i alkoolit në 12 muajt e kaluar rritet nga 23 për qind mes femrave në nivelin më të ulët të pasurisë, në 39 për qind mes atyre nga niveli më i lartë i pasurisë.
Por, në kontrast me këtë situatë, vihet re se konsumi i alkoolit në 12 muajt e fundit mes meshkujve është më i larti tek ata që jetojnë në zonat rurale në masën 65 për qind, tek ata që jetojnë në rajonin bregdetar, 72 për qind, te meshkujt me arsim fillor 8-vjeçar, 65 për qind, si dhe tek ata me nivelin më të ulët të pasurisë (69 për qind), nënvizojnë specialistët.
(e.n/ata/BalkanWeb)