Fushë-Arrëz, grabitet shkolla e mesme
FUSHë ARRëZ- Persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës sekretarinë e shkollës së mesme të qytetit të Fushë Arrëzit.
Mëngjesin e sotëm kur stafi i shkollës ka hyrë në ambientet e brendshme kanë parë derën e dëmtuar të sekretarisë. Pas verifikimit të materialeve rezultoi që ishin grabitur 7 regjistra, dy laptopë dhe një videoprojektor që shërbente për mësimdhënie.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat nisën hetimet për verifikimin e dëmeve të shkatuara si dhe materialit që mungonte.
Mbeten të paidentifikuar autorët e ngjarjes, ndërsa grupi hetimot vijon hetimet në prani edhe të drejtuesve të arsimit në Fushë Arrëz.
(m.a/News24/BalkanWeb)