E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte për të mbajtur familjen, se nuk gjente punë

Shtëpia ku jetonte Bushi së bashku me të shoqen dhe të bijën është në qendër të qytetit, ngjitur me xhaminë e madhe dhe amfiteatrin antik. Ai ishte i pastrehë dhe burri i motrës i kishte lënë në përdorim shtëpinë me një dhomë e një kuzhinë. Askund nuk gjente punë. Ishte regjistruar prej kohësh, sipas së motrës, në Zyrën e Punës në Durrës, por asnjëherë nuk i patën ofruar një vend pune, qoftë edhe të përkohshme: "I thoshin se dhe për kamerier duhej të dinte një gjuhë të huaj". Edhe në Bashkinë e Durrësit ia kishin përplasur derën në fytyrë, duke mos e futur në skemën e ndihmës sociale. "Nuk i dhanë as 40 mijë lekë të vjetra që të mbanin frymën", thotë me dëshpërim e motra, duke shtuar se edhe nëse bëri ndonjë të keqe (vjedhje) e bënte nga halli, i detyruar për të mbajtur familjen në kushtet e pamundësisë për të gjetur punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›