E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Champions është historia jonë

Kërkoni më shumë nga kampionati apo nga Champions? Kjo është pikëpyetja e skuadrave të mëdha që impenjohen në të dyja frontet. Te Milani ka marrë një përgjigje të qartë. Kuqezinjtë kanë gjithmonë një lidhje të veçantë për kupën me "veshë të mëdhenj". Edhe dje, para fluturimit për në Zyrih, Adriano Galiani ka dashur të theksojë këtë koncept: "Kampionati është fondamental, do të bëjmë gjithçka për të arritur më të mirën, por Champions është historia jonë". Në prag të sfidës decizive për 1/16 në fushën e Zyrihut, zëvendëspresidenti i Milanit ka kujtuar rrugën europiane të kuqezinjve: "Tani nuk mendojmë për kampionatin, kompeticionet janë të ndryshme. Është Champions League dhe pastaj vjen kampionati. Tani mendojmë për kompeticionin, që qëndron në majën e ambicieve tona. Nuk mundet të qëndrojmë në ankth nëse do të fitojë apo jo Marseja ndaj Real Madridit. Ne synojmë vetëm fitoren".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›