E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bajern, ja si mund ta rrahësh Juven për vdekje"

Presidenti honorifik i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, beson se gjigantët e Bundesligës mund të mposhtin të skuadrën e madhe të Serisë A, Juventusin dhe të vazhdojnë më tej në 1/8 e Champions League. Me francezët e Bordosë, që tashmë janë kualifikuar, gjermanëve u nevojitet një fitore në "Olimpiko" të Torinos për të eliminuar Juventusin dhe për të vazhduar më tej. "Bajernit i duhet një fitore 1-0, tha Bekenbauer për ‘Gazzetta dello Sport‘. Goli i fitores do të vijë në minutën e 89, në mënyrë që ata mos të kenë kohë të reagojnë. Unë e kam ndjekur Juven të luajë në Europë dhe kam vënë re dobësinë e tyre në transfertë. Por ata kanë lojtarë kualitativë, të cilët dinë të zgjidhin një ndeshje të madhe. Ne do të vuajmë avantazhin e Juves dhe gjithashtu për shkak të forcës së tyre në shtëpi. Ata janë konkretë dhe shumë të fortë fizikisht në shtëpi. A e patë çfarë i bënë Interit? Vetëm një fitore është e mjaftueshme për ne. Juve është favorite, por ata nuk duhet të mendojnë se kanë siguruar kualifikimin. Bajerni do të ketë të gatshëm edhe Arjen Robenin për këtë sfidë. Ai mungoi në sfidën në shtëpi ndaj italianëve, për shkak të dëmtimit në gju. "Jam në formë të mirë dhe jam gati për ndeshjen ndaj Juves. Është një ndeshje jetësore dhe do të doja ta luaja që nga fillimi", u shpreh holandezi, i cituar nga faqja zyrtare e Bajernit. "Nuk jam i sigurt se sa minuta mund të luaj, ndoshta 60 apo 70, por ndoshta edhe 90. Ndihem mirë. Ende nuk kam folur me trajnerin Luis van Gal, por mendoj se tekniku e di mirë që unë dëshiroj ta luaj këtë ndeshje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›