E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieri, marrëveshje me Boavistan

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:05

Mungon ende zyrtarizimi, por Christian Vieri do të luajë në ekipin Boavista të Rio de Janeiros.

Presidenti i klubit brazilian, Joao Paulo Magalhaes e ka konfirmuar lajmin për mediat e shtetit jugamerikan.

“Marrëveshja është arritur, vetëm po e presim momentin e duhur për ta zyrtarizuar angazhimin e Vierit. Futbollisti është në Brazil që nga nëntori dhe do të luajë me Boavistan”, thotë Magalhaes. Boavista bën pjesë në ligën rajonale braziliane (liga e tretë). Sulmuesi i njohur italian, i cili luajtur në klube të njohura evropiane, i rikthehet kështu futbollit pas një pauze të gjatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›