Rrëzimi i avionit të Kazinskit, Rusia dorëzon raportin final

Hetuesit rusë i dorëzuan sot Polonisë verzionin final të raportit për rrëzimin e aeroplanit ku vdiq presidenti polak Leh Kazinski.
Bëhet e ditur se raporti i është dorëzuar ambasadës së Polonisë në Moskë.
Presidenti Kazinski dhe 95 persona të tjerë vdiqën kur aeroplani i presidentit u rrëzua në 10 prill, 2010, teksa përpiqej të aterojë në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë.
Kryeministri polak Donald Tusk fillimisht e lavdëroi bashkëpunimin e Moskës, por së fundmi e quajti draftin fillestar të papranueshëm dhe me plot gabime.