E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnami refuzon vizën për në Miss Univers

GOSSIP PANORAMA 

Bukuroshja kosovare Zana Krasniqi, e cila pritet të përfaqësojë vendin e saj për herë të parë në Miss Univers, rrezikon
të mos shkelë në Vietnam, për shkak të disa mosmarrëveshjeve diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Vietnamit. Autoritetet vietnameze, nuk e kanë pajisur Zana Krasniqin me vizë për të hyrë në vendin ku edhe do të organizohet
eveniment më i rëndësishëm i bukurisë botërore. Lajmi është konfirmuar nga organizatori i Miss Univers në Kosovë, Fadil Berisha, i cili ka deklaruar se bukuroshes shqiptare i është refuzuar viza. Që në fillim të zgjedhjes së
Krasniqit për të përfaqësuar Kosovën në Miss Univers, Vietnami deklaroi se nuk do të pranojë  bukuroshen si përfaqësuese të vendit të saj, duke pasur parasysh faktin se ky vend asokohe nuk kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Por duket, se më shumë se pengesa për t’u përfaqësuar në një eveniment ndërkombëtar të bukurisë, ky fakt
është klasifikuar si një incident diplomatik mes dy vendeve. Ndërkohë Fadil Berisha, që është edhe fotografi zyrtar i Miss Univers, ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me mospajisjen me vizë të Krasniqit. Ai ka deklaruar se është duke
tentuar që kosovarja Zana Krasniqi të hyjë në Vietnam me pasaportë shqiptare, prandaj edhe ka kontaktuar autoritetet e Presidencës për të zgjidhur këtë problem. Duke iu referuar ligjit shqiptar të gjithë shtetasit që kërkojnë të pajisen
me pasaportë shqiptare, çka edhe u jep atyre të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, duhet të aplikojnë për një periudhë që zgjat deri në 6 muaj. Por në raste të veçanta presidenti u jep të drejtë shtetasve të caktuar shtetësinë, brenda një periudhe më të shkurtër, veçanërisht në rastet kur shtetasit shqiptarë marrin pjesë në evenimente
sportive ose kulturore. Ndërkaq, autoritetet e Vietnamit kanë deklaruar para disa kohësh se nuk do të lejojnë që dy shqiptare, qoftë nga Shqipëria apo Kosova të marrin pjesë në këtë eveniment, pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosovës si
shtet të pavarur. Pritet që nëse Presidenti Bamir Topi do të firmosë në kohë për dhënien e nënshtetësisë modeles nga Kosova Zana Krasniqi, kjo e fundit do të udhëtojë brenda pak ditësh drejt Vietnamit, duke shënuar për herë të parë
në historinë e Miss Univers, prezencën e dy vajzave shqiptare në garën më të rëndësishme të bukurisë.
DY SHQIPTARE NË MISS UNIVERS
Zana Krasniqi dhe Matilda Meçini, janë përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Univers 2008″, që organizohet në Vietnam më 14 korrik. Zana Krasniqi u zgjodh fituese e “Miss Univers Kosova 2008”, spektakël ky i organizuar
nga fotografi i njohur kosovar Fadil Berisha, pas disa debatesh të shumta në media, në lidhje zgjedhjen e saj, për të përfaqësuar Kosovën në Vietnam. Vendi ynë pritet të përfaqësohet në këtë eveniment nga 19- vjeçarja Matilda Meçini,
e njohur si imazhi i Merlin Monrosë shqiptare. Ajo është basketbolliste dhe ka punuar si modele, ndërkohë që është pjesë e agjencisë “Jeta Model”. Ndërsa Kosova do të prezantohet nga Zana, e cila është vajza e kompozitorit të njohur
kosovar Naim Krasniqi, ajo është 18 vjeçe, 1.71 cm dhe është zgjedhur tre vjet me parë fituese e edicionit të parë të “Super Model Of the Vietnami refuzon vizën për në Miss Univers
ZANA KRASNIQI
World”, duke nënshkruar një kontratë  më pas me agjencinë e modeleve “Ford”, ndërkohë që vitin e shkuar u zgjodh si
imazhi i kompanisë së njohur të veshje “Sherri Hill”, kjo edhe falë ndihmës së dhënë nga fotografi Fadil Berisha. Një
muaj më parë Vietnami deklaroi se nuk do të pranonte që në Miss Univers të prezantoheshin dy vajza shqiptare, por
presidentja e këtij evenimenti, Paula Shugart hodhi poshtë deklaratat, duke sqaruar se “Miss Univers Organization” ka marrë vendim që pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës dhe njohjes së saj politikisht, nga shumë shtete
të botës, përfshirë edhe SHBA-në, Kosova do të prezantohet zyrtarisht në këtë spektakël bukurie, madje ka të drejtë të përfaqësohet me flamurin, himnin dhe të gjitha simbolet e saj, në çdo aktivitet që organizohet nga “Miss
Univers Organization”.

Policia bllokon makinën e ÇILJETËS

As fakti që është një prej vajzave më të njohura të ekranit, nuk e ka ndihmuar që t’i shpëtojë ndëshkimit të Policisë së
Qarkullimit Rrugor. Ka mjaftuar identifikimi i makinës me dokumentacion të parregullt, që patrulla e uniformave blu të
zbresë nga makina Çiljeta Xhilagën dhe ta penalizojë duke i bllokuar makinën e saj tip “Audi A6”. Këngëtarja
nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar dhe ka lënë forcat e policisë që të marrin autoveturën dhe ta zhvendosin
brenda pak minutash drejt pikës së bllokimit. Fakti që bllokimi i makinës është bërë me urdhër të
vetë kreut të Policisë Rrugore, e ka bindur Çiljetën e zënë në faj, që të heqë dorë nga
“prona” e saj. Ka mjaftuar një telefonatë dhe në pak minuta një mikesha e saj është gjendur në zonën e
“Bërrylit”, pikërisht zona ku i është bllokuar makina, që Çiljeta të largohet në qetësi. Suplementi “Gossip”
verifikoi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkullimit Rrugor, bllokimin e makinës tip “Audi A6” që rezulton në pronësi të
këngëtares. Automjeti ndodhet i parkuar në pikën e bllokimit të mjeteve në Kinostudio, pikërisht në zonën VIP, për
të evituar edhe ndonjë gërvishtje të mundshme. Në pamundësi për të fotografuar automjetin, uniformat blu, kanë konfirmuar se makina e parkuar në pikën e bllokimit i përket këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe ndodhet aty prej pak ditësh. Ndërkohë që e kontaktuar nga gazeta, Çiljeta nuk ka preferuar të flasë për bllokimin e automjetit të saj. Kjo ndoshta është hera e parë që vajza e njohur e ekranit nuk ia ka “hedhur” policisë, teksa u kalonte para “hundëve”, ashtu si ka ndodhur herët e tjera: me një buzëqeshje dhe si imazhi i njohur për uniformat blu, gjithmonë e kanë lejuar
të udhëtojë e qetë.
MAKINA E DYSHIMTË
Prej kohësh është folur nën zë se makina, të cilën ka në pronësi prej më se dy vjetësh këngëtarja e njohur nuk ishte
e rregullt, kjo për shkak të dokumentacionit, pasi dyshohej se “Audi A6”, në të cilin mund ta keni parë aq shumë herë
Çiljetën rezultonte i vjedhur, fakt të cilin vetë vajza bukuroshe Policia bllokon makinën e ÇILJETËS nuk e ka ditur, edhe pse e ka blerë me një çmim disa herë më të lirë se vlera reale e kësaj makine tejet luksoze. Vetë Çiljeta nuk ka preferuar që me makinën e saj të udhëtojë jashtë vendit, pasi në të kundërt automjeti do të ishte bllokuar në pikën e parë të kalimit kufitar. Por ka mjaftuar një sinjalizim i policisë që të bllokojë makinën e këngëtares dhe ta dërgojë atë drejt pikës së bllokimit. Aktualisht, Çiljeta është duke lëvizur me makinën e një mikeshës së saj nëpër rrugët e Tiranës, duke
pritur deri në vendimin e komisionit, i cili do të vendosë nëse makina do të k a l o j ë a p o j o sërish në pronësi
të saj, pas marrjes së një mase n d ë s h - kimore. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë një tjetër rast
i ngjashëm është shënuar në kryeqytet, kur policia ka ndaluar këngëtaren Bleona Qereti, teksa udhëtonte
me shpejtësi në rrugët e Tiranës, pa respektuar sinjalistikën. Këngëtarja, e cila aktualisht
ndodhet në Tiranë për projektet e saj muzikore, ka ndaluar pas sinjalizimit nga policia dhe më pas
kjo e fundit e ka penalizuar duke i bllokuar lejen e drejtimit, si dhe duke e gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit
rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›