Zgjedhjet në Irak, dritë jeshile për të ardhmen e tij
Bagdat - Iraku duket se ka kaluar provën më të vështirë për progresin e vëndit. Që nga viti 2003 ku Iraku i shpëtoi regjimit dictator të Sadam Hysejinit, vendi ka zhvilluar zgjedhjet më të lira dhe demokratike, gjë kjo që duket se do ti ndez dritën jeshile për të ardhmen e tij.
Por zgjedhjet në fjalë, nuk mundën të kryheshin në 3 venden nën kontrollin e qeverisë vendore, që kanë status të diskutueshëm, si dhe në Kirkuk. Në Irak ishin marrë masa të mëdha sigurie me rastin e këtyre zgjedhjeve. Në zgjedhjet e kryera në 14 provinca nga 18 gjithsej u votua për prefektat dhe qeverisjet vendore. Në zgjedhjet ku do të përcaktoheshin 440 poste, morrën pjesë 14 mijë kandidatë, ndër të cilët edhe shumë gra. Kurse pjesëmarrja u deklarua si 51%.
Sipas rezultateve paraprake duket se kandidatët shii, që mbështesin Kryeministrin Nuri El Maliki, kanë marrë më shumë vota. Kurdët, në zgjedhjet vendore të vitit 2005, për arsye të bojkotit të Suniive, kishin shtënë në dorë drejtimin e prefekturës së Musulit. Por duke qenë se në këto zgjedhje suniitë ishin vetë kandidatë, pritet që kurdët ti humbasin këtë avantazhe.
Ndërkohë, në mbarë vendin pati siguri të lartë. Rreth 1 milionë ushtarë dhe policë ishin në gadishmëri të plotë.
Përfundimi i këtyre zgjedhjeve me sukses do të ndikojë edhe qëndrimin e Amerikës, që po planifikon tërheqjen e trupave të saj ushtarake nga ky vend.