E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Nigris humbet jetën pas infarktit

Vetëm pak ditë pas vdekjes dramatike të portierit të Hanoverit, Robert Enke, i cili vrau veten pas një beteje të gjatë nga një depresion i rëndë, futbolli përballet me një tjetër tragjedi. Meksikani Antonio de Nigris, i cili luante me grekët e Larisës, është ndarë nga jeta pas një infarkti. Sulmuesi 31-vjeçar, i cili ka luajtur 16 herë me përfaqësuesen meksikane, ishte ndier keq gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, por kur u dha alarmi ishte shumë vonë. De Nigris u deklarua i vdekur vetëm pak çaste pasi mbërriti në urgjencë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›