Autostrada Tiranë Elbasan - Impaktet ekonomike dhe sfidat e koordinimit në nivel vendor
Nga Dr. Ali Turhani
(Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”)
Impaktet ekonomike të Elbasanit do të kenë një hartë të re pas përfundimit të tunelit Tiranë-Elbasan. Tani që tuneli është një realitet dhe brenda 18 muajve do të dëgjohen burimet e para të makinave që do ta përshkruajnë impaktet e Elbasanit do të njehsohen me ato të Tiranës dhe të Durrësit. Zgjidhen shumë e shumë gjera njëkohësisht. Elbasani do të ketë një boom në të gjitha drejtimet. Kjo për faktin se pellgu i Elbasanit afron shumë resurse dhe përfitime ekonomike dhe mbi të gjitha është një zonë me popullsi shumë intensive dhe në rritje demografike. Elbasani është një pellg ekonomik shumë fitimprurës për shkakun se është mesi i Shqipërisë që me përfundimin e tunelit I shtohet së tepërmi frymëmarrja duke krijuar dhe një rritje shumë të madhe të turizmit të urbanizmit dhe të investimeve të huaja. Realisht klima që po krijohet në Elbasan është shumë dimensionale shumë bashkëkohore dhe shumë ekonomike. Shtrohet pyetja: Pse duhen studiuar impaktet ekonomike. Ka qindra arsye pse duhet të studiohen sepse pamja ekonomike e Shqipërisë dhe e Elbasanit do të ketë tjetër formë. Studimet e impakteve ekonomike zakonisht japin informacion përreth efekteve ne vendet e punës, te ardhurat për familje si dhe efektin e përgjithshëm qe do te ketë një projekt ne ambientin dhe komunitetin. Efektet e një projekti siç është rruga “Elbasan-Tirane”, shtrihen ne grupe te ndryshme brenda një komuniteti dhe janë shpesh shume me te rëndësishëm se sa efiçensa ekonomike. Një vlerësim i impakteve ekonomike mund te behet një instrument i dobishëm për komunitetin tone, për t’u përdorur për evidentimin se çfarë është me efektive duke konsideruar objektivat e vendosura për të ardhurat për familje, shpërndarjen e kostove dhe përfitimeve, impaktet fiskale, etj. Pavarësisht nga fakti se vlerësimi i impakteve ekonomike nuk është përdorur pothuajse fare në komunitetin tonë, gjithnjë e me shumë po bëhet evidente se komunitetet duhet ta gjejnë atë si një instrument te vlefshëm për të kuptuar pasojat e vendimeve politike.
Pyetja e dytë është se pse duhet te përcaktohet një kornize e studimeve dhe alternativave për impaktet ekonomike. Elbasani aktualisht ka 127 mijë banorë si qytet dhe rreth 150 mijë banorë në rrethinat e tij duke u bërë pellgu i tretë pas Tiranës dhe Durrësit, ku është përqendruar popullsia e Shqipërisë. Ndaj ka një rëndësi të madhe ndërtimi i një pushteti vendor sa më bashkëkohor dhe sa më efikas. Aktualisht ky mungon dhe korrigjimin mund ta bëjë aleanca politike që kandidon Durim Hushin. Vendimet e pushtetit vendor ndahen ne tre kategori te përgjithshme: plane, politika dhe projekte. Këto efekte te shoqëruara me secilën kategori variojnë disi dhe kërkojnë nivele te ndryshme te detajimeve ne analizat. Planet shpesh garantojnë supozimet dhe objektivat e shpallura te komunitetit, ndërsa politikat dhe projektet bëhen gjithnjë e me shume specifike. Numri i alternativave qe duhet te konsiderohet varet nga numri realist i opsioneve disponibël dhe kufizimet e tjera, te tilla si koha, informacioni fondet dhe realitetet politike. Çfarëdo lloj alternative te jete zgjedhur, duhet te posedohet nje informacion i mjaftueshëm për te lejuar analizat e impakteve ekonomike ne një nivel te tille qe do te ndihmoje vendim-marrësit. Pse duhet te përcaktohet ekzaktësisht se çfarë vendimi duhet te merret, çfarë informacioni është kërkuar dhe cilave pyetje duhet ti përgjigjet studimi Sepse shume shpesh konsulentët ose analistet përcaktojnë se çfarë informacioni i nevojitet një komuniteti dhe çfarë supozimesh mund te ngrihen përreth qëllimeve dhe burimeve te komunitetit. Një analist duhet te kuptoje qarte se çfarë vendimesh duhet te marrin zyrtaret vendore, se çfarë informacioni është kërkuar për te realizuar një studim te impakteve ekonomike te dobishëm. Për shembull, nëse stafit i është kërkuar te analizoje impaktet ekonomike te projektit te rrugës “Elbasan-Tirane” ne sektorë te ndryshëm te ekonomisë rajonale, mund te ketë zona te veçanta te fokusimit te interesave te pushtetit vendor, te tilla si efektet fiskale te niveleve te ndryshme te rritjes ose te efekteve ne punësimi Pse duhen listuar ne studim te gjithë supozimet dhe kufizimet Supozimet e studimit te impakteve te rrugës “Elbasan-Tirane”, mund te mbulojnë një diapazon te gjere te variableve, te tille si ndryshimet ne ekonominë rajonale; ritmet e rritjes se popullsisë, te punësimit ose te ardhurave; vazhdimësia ose trendët e ndryshimeve. Çfarëdo alternativash te jene zgjedhur, krahasimi i impakteve do te jete i sakte nëse janë te përdorur te njëjtat metoda gjate tere vlerësimit. Për shembull, nëse efektet e taksës se pasurisë për buxhetin vendor janë konsideruar ne nje alternative, ato duhet te merren ne konsiderate ne te gjitha alternativat. Mund te jete e nevojshme t’i shtohet edhe listës fillestare te supozimeve gjate analizave. Mund te ketë mundësi për te evidentuar se cilat supozime influencojnë me shume kostot dhe përfitimet ne terma afatgjata për projektin Pyetja e fundit që shtrohet është se cilat janë nivelet e pushtetit vendor dhe Institucionet e tjera publike qe posedojnë burimet ekonomike për te realizuar te tilla studime ne Elbasan Që Elbasani të qeveriset si duhet është shumë i domosdoshëm koordinimi i tërë niveleve të pushteti vendor dhe puna e tyre sipas një platformë bashkëkohore duke i kombinuar me njëra tjetrën. Nëse ka një bashkëpunim dhe koordinim, duke filluar që nga Bashkia Këshilli i Qarkut, Prefektura dhe Universiteti, atëherë rezultati do të jetë shumë i madh. Si mund te institucionalizohet koordinimi i realizimit e studimeve te tilla ne Elbasan Bashkia? (A do te varet nga deshira e kryetarit te Bashkise?) Këshilli i Qarkut (A i ka burimet ekonomike?) Prefektura (A i ka burimet ekonomike?) Universiteti (A do te varet nga dëshira e Rektorit?) Sugjerimi: Ngritja e një Agjencie koordinuese për institucionet e lartpërmendura, e cila duhet te krijoje edhe një baze te te dhënave dhe te ofrimit te mundësisë qe ne studime te tilla te marrin pjese edhe studente me ane te temave për mbrojtjen e diplomave.
Durim Hushi: “Ç’duhet të bërë me impaktet që rruga na imponon të gjithëve”/Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Durim Hushi, pohoi në konferencën e zhvilluar “Fondacioni për Liri Ekonomike” se ka ardhur koha të flitet për impaktet që do të ketë rruga e re në zhvillimin e Elbasanit. “Ajo që konstatoj është se në Elbasan, pak po diskutohet në lidhje me impaktet. Gjatë këtyre javëve, që po merrem me problemet e hartimit të programit, sigurisht që më rezulton një Elbasan me problematikat që ne të gjithë njohim së bashku, por problematika më e madhe ka të bëjë me faktin që këtu qarkullon shumë pak lekë, bëhet një jetë e vakët, pasi mungon dinamika dhe ritmi i jetës. Është krejt ndryshe nga shumë qytete kryesore të vendit. Kështu që bashkë me detyrimin që kisha për të bërë një program, në momentin që e filluam atë program, bashkë me shumë miq të mi, specialistë të njohur të Elbasanit të shumë fushave të ndryshme, pjesë të rëndësishme të programit, pa pritur dhe pa kuptuar kishin vetë defektet. Gjithçka që lidhet me zhvillimet e katër viteve të ardhshme të Elbasanit, nuk mund të shkëputet nga impakti që do të ketë kjo rrugë. Kuptuam që dhe vetë ishim deficitarë dhe e kishim të vështirë të pasuronim atë çfarë ndodhte ose çfarë sillte ndërtimi i një rruge të tillë. Në këto kushte iu drejtova “Fondacionit për Liri Ekonomike”. Pavarësisht se ne kemi bërë një program, i cili është shumë i mirë, pavarësisht faktit se Elbasani ka shansin sot të ketë dy programe, një program qeveritar për elbasanasit dhe një program të kandidatit për elbasanasin, për mua është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë të gjithë që impaktet e jashtëzakonshme që sjell kjo rrugë për jetën e Elbasanit, nuk pretendoj që në programin tonë të jenë të zgjidhura realisht 100%. Këtu flitet për zhvillime të qëndrueshme. Është shumë e vështirë të komunikosh sot me publikun elbasanas, se çfarë do të thotë zhvillim i qëndrueshëm i Elbasanit, sepse ka dy lloj zhvillimesh të qëndrueshme. Ka si ky i deritanishmi, i cili zhvillim është, por është me një ritëm shumë të ulët. Ka dhe një lloj tjetër zhvillimi të qëndrueshëm, i cili imponohet. Këtu është problemi a do jemi ne në gjendje, stafi i ri i bashkisë, t’i përgjigjemi kërkesave të jashtëzakonshme që imponon kjo rrugë për sa i përket zhvillimeve të ardhshme, për të cilat unë do të thosha afatshkurtra, sepse pas dy vitesh këtu gjithçka do të jetë e zgjidhur. Ne sot këtu jemi për t’ju thënë juve, për t’ju ftuar juve, që të gjithë së bashku të diskutojmë rreth këtij projekti, por edhe projekteve të tjera që kanë të bëjnë, jo vetëm me rrugën si ndërtim, pasi kjo tashmë është zgjidhur, por çfarë duhet të bëjmë në përputhje me impaktet e jashtëzakonshme që kjo rrugë u imponon të gjithëve.