E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Fialkova dha nje ndihmese shume te cmuar ne marredheniet mes dy vendeve

Kryeministri Berisha i shprehu sot, ngushëllimet ambasadës së Republikës së Çekisë në Shqipëri, për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ambasadores Marketa Fialkova. Pas homazheve në ambasadën çeke, në nderim të ambasadores Fialkova, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e zonjës Fialkova në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njëherësh dhimbjen për ndarjen nga jeta të saj, ben te ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrise.

"Ambasadorja Fialkova u nda nga jeta duke shkaktuar një dhimbje të thellë, një pikëllim të madh për mua, qeverinë e mbarë shqiptarët. Marketa Fialkova, me dashurinë e përkushtimin e saj për Shqipërinë e shqiptarët, dha një ndihmesë shumë të çmuar në marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin miqësor midis dy kombeve e vendeve tona. Unë shpreh me këtë rast, mirënjohjen më të thellë për të gjithë kontributin e saj, nderimin në të madh për kujtimin që ajo lë, ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Marketës, punonjësit e ambasadës çeke në Shqipëri, qeverisë e kombit mik çek dhe i lutem Zotit që shpirti i saj të gjejë paqen e merituar."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›