Vijojnë përplasjet te Ministria e Arsimit, policia hedh sërish gaz lotsjellës dhe ujë! Shpërndahen studentët
Tensionet mes studentëve dhe policisë kanë vijuar edhe sot te Ministria e Arsimit.

Pas tërheqjes së parë të të rinjve nga gazi lotsjellës, ata u rikthyen sërish para godinës së ministrisë te rruga e Durrësit.
Sakaq, policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre, ndërsa të rinjtë iu përgjigjën me gurë dhe më pas u tërhoqën sërish.