Vijojnë protestat anti-qeveritare në Jemen

Përleshjet ndodhën në gjashtë zona të provincës së Taizit, njoftojnë organizata joqeveritare vendase.
“Se kuptojmë pse forcat e sigurisë sulmojnë persona të pafajshëm. Po na sulmojnë shtëpitë, e po na vrasin familjet tona”, citohet një banor i provincës së Taizit nga CNN.
Protestat kundër presidentit Saleh kanë nisur prej muajsh. Ato kulmuan me dhunën e përshkallëzuar në kryeqytetin Sanaa, në fillim të kësaj vere.
Vetë Saleh mbeti i plagosur me djegie të rënda, pasi një granatë u hodh në zyrën e tij nga protestuesit. Si pasojë e plagëve të marra ai u detyrua të udhëtonte për në Arabinë Saudite për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Pikërisht në këtë moment nisën shpresat e protestuesve për ndryshim, shpresa këto që do të rrëzoheshin pas rikthimit në Jemen të Saleh, i cili megjithëse disa herë ka premtuar reformat e kërkuara nga manifestuesit, vazhdon edhe më tutje të shtypë me dhunë protestat që po vazhdojnë.