Gjykimi i Ratko Mlladic shtyhet në 14 maj
HAGË- Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime që dyshohet të jenë kryer gjatë konfliktit në Bosnjë, do të paraqitet para gjyqit më 14 maj.
Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi fillimisht kishte vendosur 27 marsin si datë për fillimin e gjykimit të shumëpritur, por gjykata e OKB-së ka vendosur për shtyrjen, pasi avokatët e Mlladiqit “kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur”.
Mlladic u arrestua nga autoritetet serbe në maj të këtij viti, pas 16 vitesh arrati. Ai akuzohet për organizim të krimeve më të rënda në Bosnje gjatë luftës 1992-1995, përfshirë këtu dhe masakrën e Srebrenicës, 1995, ku mbetën të vrarë 8 mijë burra myslimanë, dhe rrethimin 4 vjecar të Sarajevës.
(el.me/BalkanWeb)