Dëbora, zhduken 9 persona në Lekbibaj të Tropojës
Mijëra banorë nga zona të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Situata është më problematike në Veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra. Mësohet se 9 persona kanë humbur që prej 10 ditësh kontaktet me të afërmit dhe familjarët e tyre, në zonën e thellë të Lekbibajt në Tropojë. Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Nikaj-Mërtur, Gëzim Meshaj, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare.
Ai ka kërkuar ndihmën e instancave shtetërore, për të dërguar një helikopter dhe për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në fshatin Curraj të Epërme banojnë vetëm 9 personat e humbur.
Ndërkohë, Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar dje ndihmën e shtetit, për të mësuar mbi fatin e tyre.
Reshjet e mëdha të dëborës në zonat e thella malore, përveçse problemeve në qarkullim, kanë dëmtuar disa shtëpi banimi në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe komunat e thella malore në Qarkun e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
(m.a/GSH/BalkanWeb)