E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerët serbë sulmojnë faqen e minstrisë kosovare

PRISHTINE- Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se faqja zyrtare e saj në ueb është sulmuar nga hakerët serbë, "me gjithë masat e ndërmarra kohë më parë për të shtuar sigurinë e saj". Lajmi bëheti ditur nga Radio Europa e Lirë.

Siç thuhet në mesazhet e hakerëve serbë, sulmi është bërë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Me këtë rast, mësohet të jenë vënë shkrime dhe simbole serbe. Nësë mundoheni të klikoni këtë faqe (mem.rks-gov.net) ajo aktualisht është jashtë përdorimit.

Ministria thotë se ka marrë të gjitha masat që ta kthejë ueb-faqen në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›