E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PS nuk duhet te beje demagogji me leternjoftimet

Sapo firmosi marreveshjen e bashkepunimit me Partine Demokratike per zgjedhje, deputeti i PAD-se, Neritan Ceka, ashpersoi se tepermi gjuhen ndaj opozites se majte. Opozite kur ai vete ishte pjese pergjate kater viteve te ketij Kuvendi. Ceka u shpreh ne seancen e djeshme plenare, se opozita nuk duhet te beje me demagogji per kartat. "Partia Socialiste le te paguaje po te doje, kartat e identitetit per te gjithe zgjedhesit, se eshte partia me e pasur. Vetem me nje leje ndertimi, kryetari i saj, Edi Rama, mund t'ia paguaje", u shpreh Ceka. Ai akuzoi kryetarin e bashkise, se po abuzon se tepermi me dhenien e lejeve te ndertimit. "Mbyllini debatet per kartat e identitetit dhe kthehuni ne identitetin tuaj", u shpreh Ceka. Sipas tij, opozita te merret me kryetarin e saj, qe po ua jep te gjitha lejet e ndertimit, Mihal Delijorgjit e miqve te tij. Fjalor te tille, Ceka nuk e kishte perdorur me pare kunder Partise Socialiste. Lekundje u vune re, ne momentin kur ai u emerua si nenkryetar i Kuvendit, por jo kaq te ashpra, sa u vune re ne seancen e djeshme.

Presidenti: Te perndjekurit dhe ish pronaret, te perdorin rruget dhe menyrat institucionale e demokratike per zgjidhjen e problemeve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›