E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Manifestime paqesore per leternjoftime falas"

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, duke shprehur shqetesimin mbi ceshtjen e pajisjes se qytetareve me leternjoftime, beri thirrje per pergatitje te njerezve per manifestime paqesore. Sipas tij, nese Sali Berisha mendon se mund te kontrolloje rezultatin e zgjedhjeve duke kthyer ne farse provimin e madh te 28 Qershorit, zyrtari socialist theksoi "se nuk mund te kete zgjedhje po qe se edhe nje shqiptar nuk arrin te votoje per shkak te takses se votes". "Partia Socialiste me kete rast u ben thirrje njerezve te pergatiten shpirterisht per te shpetuar demokracine ne rrezik me rezistence paqesore", drejtoi thirrjen qytetareve Islami, gjate nje konference per shtyp. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze shtoi se nuk eshte marre asnje mase serioze dhe asnje veprim i pergjegjshem nuk eshte kryer nga ana e qeverise, lidhur me pajisjen e votuesve me karta identiteti.. "Pas me shume se tre muaj nga dita e fillimit, rrjeti i stacioneve te aplikimit eshte ende i pa shtrire plotesisht dhe ne shume komuna stacionet e aplikimit, nuk jane funksionale", beri te ditur Islami. Partia Socialiste vleresoi se kapacitetet teknike te aplikimit ne fillim te javes se ardhshme do te ezuaroheshin plotesisht dhe per rrjedhoje pajisja me karta identiteti e votuesve pa pasaporta, do te rezultonte e kompromentuar dhe e deshtuar. Selia roze e cileson situaten aktuale teper alarmante. "Vleresojme se per shkak te paaftesise deri me sot, por mesa duket edhe mungeses se vullnetin te qeverise, problemi i pajisjes se votuesve pa pasaporte mbetet i pazgjidhur dhe shume me i rrezikuar se asnjehere tjeter deri tani", shprehu shqetesimin deputeti socialist. Per te shpetuar procesin zgjedhor, socialistet ritheksojne propozimin e tyre per leternjoftime falas per shtetasit pa pasaporte. D.Dedej

PROCESI

"Nese situata nuk ndryshon, Partia Socialiste do te pershkallezoje shprehjen e refuzimit ndaj ketij procesi tanime qellimisht te deshtuar e te kompromentuar nga qeveria", deklaroi Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›