E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto mbledh ministrat së Kartës së Adriatikut

NJU JORK- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto kryesoi në New York takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut. Me cilësinë e Presidencës së radhës së Kartës së Adriatikut, Shqipëria organizoi këtë takim, ku merrnin pjesë: Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina. Në takim merrnin pjesë edhe Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Enver Hoxhaj. Në fjalën e hapjes Haxhinasto vlerësoi Kartën e Adriatikut si një element i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO ndërsa theksoi se është mjaft e rëndësishme që politika e dyerve të hapura te mbetet në qendër të vëmendjes së Aleancës. ‘Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë të gjithë vendet e rajonit për t’ju bashkuar Aleancës sa më shpejt. ‘ u shpreh Haxhinasto
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›