E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 10 muajsh mbytet në kovë me ujë

DURRES- Një fëmijë vetëm 10 muajsh humbi jetën aksidentalisht sot pasdite pasi është mbytur në një kovë me ujë. Ngjarja ndodhi sot pasdite rreth orës 19.30 minuta në Sukth të Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se fëmija duket se i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe ka arritur të dalë këmba doraz në oborr, ku është gjendur dhe kova e ujit. Vogëlushi me inicialet O. Selami, i cili në nëntor do bënte 1 vjec, është gjetur nga prindërit i pa jetë. Policia ka nisur veprimet proceduriale për të zbardhur detajet e ngjarjes.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›