E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon greva e minatorëve, “Ora News” live nga Bulqiza

“Ora News”, transmeton live nga Bulqiza grevën e minatorëve. Ata kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar grevën e urisë dhe protestat deri në plotësimin e kërkesave.

Ka qenë kreu i Federatës së Sindikalistëve, Taf Koleci, i cili në këtë lidhje direkte ka konfirmuar se 16 minatorët nuk do e ndërpresin grevën e urisë, po nuk u realizuan të gjitha pikat.

Sipas tij, çdo lloj incidenti që mund të ndodhë mund të vijë nga moskorrektësia e firmës “ACR”, të cilët duhet të ulen sa më shpejtë me minatorët.

Gjendja e grevistëve sa vjen e rëndohet, dhe ata nuk pranojnë tashmë as ujë dhe as mjekët për përkujdesjen e tyre. 16 minatorët që ndodhen në grevë urie 1400 metra nën tokë, janë të moshës nga 35 deri në 50-vjeç.

Minatorët të cilët protestojnë jashtë ambienteve të minierës, deklarojnë se është bërë kërkesë nga 350 kolegë për t`u futur në grevë urie në ambientet e minierës. Ata planifikojnë që në këtë grevë urie të futen edhe femra. Greva e urisë së 16 minatorëve është në ditën e 3-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›