Afganistan, talebanët vrasin kreun e Kandaharit

Kryetari i provincës së Kandaharit është vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë.
Zyrtarët thonë se, Ghulam Haidar Hamedi mbeti i vdekur pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivë pranë zyrës së kryetarit të bashkisë.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Vdekja e Hamedit vjen dy javë pas vëllai i presidenti afgan, Ahmad Vali Karzai - njëri nga njerëzit më të fuqishëm në jug të Afganistanit, u vra në qytetin e Kandaharit.
Dhuna ndodh në kohën kur forcat e NATO-s kanë filluar dorëzimin e sigurisë te forcat lokale në disa pjesë të Afganistanit.