E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 3 persona në pranga për grabitje me dhunë

Policia e Tiranës gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një person të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh në kryeqytet.
 

Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës janë arrestuar shtetasit Bujar Leka 21 vjeç, Eduard Mujo 28 vjeç, Murat Rexha si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.K.
 

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor ku 3 të arrestuarit dyshohen se janë autor të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë si grabitjen e një taksisti dhe një automjeti në Tiranë.
 

Gjithashtu sipas policisë këta persona nëpërmjet mashtrimi i kanë vjedhur automjetin shtetasit me inicialet G.M duke i kërkuar atij një shumë prej 4 mijë eurosh.
 

Ndërkohë po bëhet dokumentimi i të gjitha provave për të vërtetuar se të arrestuarit janë autorë të disa vjedhjeve të tjera në kryeqytet dhe materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›