E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, rikthehet në qeli një prej gardistëve

Gjykata e Lartë ka vendosur rikthimin pas hekurave të gardistit Sadik Çela, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit e cila e kishte lënë atë të lirë.
 

Gjykata e Lartë ka vendosur edhe 10 ditë të tjera burg për gardistin i cilë është vënë nën akuzë nga Prokuroria për vrasjen e 4 protestuesve në demonstratën e 21 janarit.
 

Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u akuzuan si të përfshirë në vrasjet e ndodhura gjatë protestës së opozitës, më 21 janar përpara kryeministrisë.
 

Tashmë 2 gardistë janë në qeli të dyshuar si të përfshirë në vrasjet e 4 protestuesve ndërsa dy efektivët e tjerë, Gazmend Ahmetcenaj dhe Mark Nikolli u liruan nga Gjykata e Apelit, me vendim të pak muajve më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›