E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, humb jetën duke mbledhur skrap 24-vjeçari

Një i ri ka gjetur vdekjen aksidentalisht paraditen e sotme teksa ishte duke punuar në një pikë grumbullimi skrapi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si kthesa e Murrashit në Librazhd ku si pasojë e një shpërthimi ka humbur jetën 24-vjeçari Besnik Bala.
 

Punëtori 24 vjeçar dyshohet se ka qenë duke prerë skrap në një kohë kur ka goditur aksidentalisht një bombol gazi që ka shkaktuar shpërthimin që i mori dhe jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›