E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon moti i keq në disa shtete të SHBA-së

Vijon moti i keq në disa shtete të SHBA-së. Pjesa juglindore e Amerikës është përfshirë nga ngricat e mëdha të martën e ndërsa dëbora ka mbuluar disa vende nga Louisiana në Karolinën e Veriut. nga kjo situatë janë regjistruar të paktën tre aksidente fatale rrugore. Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve të automejteve për shkak të përkeqësimit të motit gjatë ditëve të fundit. stuhia masive dimërore ka përfshirë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë si rezultat anulimin e fluturimeve në shtetet juglindore të vendit. Stuhia duket se ka përfshirë edhe Nju Jorkun dhe pjesë të tjera të shteteve verilindore, dhe sipas meteorologëve pritet të bjerë deri në 36 centimetra borë. Stuhia përfshiu të dielën pjesë të shteteve jugore, ku stuhitë e borës nuk janë të zakonshme. Në disa prej tyre ra 15 centimetra borë. Guvernatorët e Luizianës dhe Karolinës së Veriut deklaruan gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të akullit nëpër në rrugë. Mijëra fluturime u anuluan në një nga aeroportet më të mëdha, në Atlanta të Xhorxhas. Vetëm sot atje janë anuluar 661 fluturime. Përballimi i situatës së rënduar atmosferike do të jetë një provë për zyrtarët e qytetit, të cilët kanë pranuar se nuk morën masat e duhura për borën dhe ngricat muajin e kaluar, duke i lënë shumë rrugë të qytetit të bllokuara nga bora dhe duke mos ju përgjigjur tefonatave urgjente të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›