E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, 40 të vdekur nga përmbytjet

Shtatë vdekje të tjera për shkak të përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e shiut të dendur, e kanë cuar në 40 bilancin e viktimave në Filipine.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se mbi 1 milion persona janë prekur nga shirat e dendura që kanë përfshirë mbarë vendin.

Viktima e fundit u regjistrua kur përmbytjet goditën Ishullin Samar ditën e martë. Qeveria ka vlerësuar se kostoja e dëmeve materiale shkon mbi 20 milionë dollarë.

Autoritetet druhen se shumë persona të tjerë, të cilët konsiderohen të humbur, kanë vdekur pasi janë përfshirë nga ujërat ose janë zënë nga rrëshqitjet e tokës.

Buletini i tyre i fundit thotë se trupat ushtarake dhe personeli qeveritar po evakuojnë persona të tjerë në ishujt Samar dhe Lejte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›