Perez nuk e shet Benzeman

Mediat në Itali raportojnë se përpjekjet e Juventusit për të sjell në Torino sulmuesin e Realit Benzema, kanë qenë të kota pasi madrilienët kanë refuzuar ofertën e “zonjës së vjetër”.
Drejtuesit e Juventusit janë takuar me Presidentin e Realit Florentino Perez, ndërsa atij i ofruan 30 milionë euro për Benzeman, por përgjigja e Perezit ka qenë e menjëhershme: “Mos u sillni ka Benzema”, u ka thënë Perez drejtuesve të Juves, citojnë mediat italiane.
Por një tjetër gazetë në Itali, “Gazeta dello Sport”, shkruan se për dallim nga Perez Mourinho ka nje tjetër mendim sa i përket shitjes së Benzemas. Sulmuesi francez, këtë sezon ka shënuar 13 gola në La Liga, dhe 6 në Champions League.