Topi: Zgjedhjet e 8 majit realizuan standardet demokratike
11/05/2011 Presidenti i Turqisë: Do ndihmojmë Shqipërinë në integrimin në BE
Zgjedhjet vendore të 8 majit u realizuan me sukses dhe sipas standardeve demokratike të kërkuara nga ndërkombëtarët. Ky është vlerësimi i bërë dje nga Presidenti i Republikës në takimin e djeshëm të zhvilluar me homologun turk Abdullah Gyl. Presidenti Topi, i cili ndodhet në Turqi prej dy ditësh, ku po zhvillohen punimet e Konferencës së 4-t të Kombeve të Bashkuara, në takimin me Gyl, duke bërë një panoramë të situatës më të fundit në vend, mësohet se ka vlerësuar zgjedhjet e së dielës. “Zgjedhjet vendore të 8 majit u realizuan me sukses dhe sipas standardeve demokratike”, është shprehur Topi. Dhe kjo, sipas Topit, është një tregues i qartë se “qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe detyrimet që i presin përpara gjatë rrugëtimit integrues për në Bashkimin Evropian”.
Në njoftimin e djeshëm për shtyp të Presidencës, mësohet se në bashkëbisedimin mes dy personaliteteve të larta është rikonfirmuar vullneti për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve mike. Kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar mbështetjen e pakursyer të Turqisë, edhe në momente me rëndësi jetike për vendin tonë. Nga ana e tij, Topi i ka shprehur Presidentit Gyl mirënjohje për ndihmesën e madhe, veçanërisht në atë të mbrojtjes, në kuadër të angazhimit të vendit tonë si anëtar i NATO-s.
Nga ana tjetër, Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, e siguroi Presidentin Topi se “shteti turk do të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në hapat e saj të rëndësishëm të përforcimit të shtetit demokratik”. Gjithashtu, Presidenti Gyl theksoi se intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe kalimi me sukses i të gjitha etapave për të plotësuar standardet, do të ndikojnë dukshëm në realizimin e qëllimit të përbashkët të integrimit të dy vendeve tona në Bashkimin Evropian. Gjatë bisedës, Presidenti Topi dhe Presidenti Gyl diskutuan edhe për rëndësinë që mbart mbajtja e Konferencës së 4-t të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më pak të Zhvilluara, pasi nxit liderët e vendeve më të fuqishme të demonstrojnë më tepër mbështetje e përkrahje për vendet që kanë nevojë për progres, për të pasur një zhvillim global ekonomik, mirëqenie e stabilitet.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara
Konferenca e 4-t e Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më pak të Zhvilluara po zhvillon punimet e saj në Stamboll, nga datat 9-13 maj 2011. Në këtë Konferencë do të diskutohet për potencialet, realizimet dhe sfidat e vazhdueshme të vendeve në zhvillim, duke sjellë në vëmendje edhe mangësitë e dobësitë e vërejtura kryesisht në sektorin ekonomik e atë infrastrukturor. Punimet e Konferencës do të mbyllen me miratimin në fund të saj të “Programit të Veprimit të Stambollit”, i cili do të synojë përtëritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke marrë në konsideratë përparimet e vendeve më pak të zhvilluara në veçanti, por dhe ato në nivel global në tërësi.