E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku tirane, Bashkitë dhe komunat drejtohen nga të djathtët

11/05/2011  Beteja elektorale për zgjedhjet vendore në qarkun e Tiranës

Beteja për qeverisjen vendore në qarkun e Tiranës nxori fituese koalicionin “Aleanca për Qytetarin”. Nga rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu re se koalicioni i djathtë, e konkretisht kandidatët e Partisë Demokratike, arritën të siguronin fitoren e bashkive dhe komunave që përbëjnë këtë qark. Në këtë mënyrë, edhe pse ende larg rezultatit për bashkinë e Tiranës, ky qark dominohet nga ngjyra blu. Por nuk mund të mos theksohej fakti se një nga bastionet më të forta të kampit blu, bashkia e Kavajës, u radhit në zonat e fituara nga kampi i majtë. Sikundër ndodhi në bashkinë e Burrelit, atë të Rubikut, Laçit dhe disa zona të tjera, që në shumicën e garave elektorale ishin fituar nga Partia Demokratike. Qëndruar në qarkun e Tiranës, janë bashkia Kamëz, Rrogozhinë, Vorë, komuna Farkë, Paskuqan, Kashar, tashmë zona të cilat do të drejtohen nga demokratët. Nga ana e tij, kryetari i rizgjedhur në krye të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, përfaqësues i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, përshëndeti një proces të tillë. Në 51 qendra votimi të kësaj bashkie, kandidati Mziu ka fituar 16028 vota, ndërsa për rivalin e tij të “Aleancës për të Ardhmen”, Rakip Suli, kanë votuar 13 042 zgjedhës, ku Mziu ka fituar me 2986 vota plus. “Jam shumë i gëzuar për fitoren, fitore mbi një fushatë që ishte e mrekullueshme nga ana jonë, por jo në pak raste u provokua nga kundërshtari, por populli si gjithmonë është ai që vendos dhe di të dallojë të mirën nga e keqja. Këtë e tregoi me votë. Fitorja e sotme ishte një fitore e thellë. Ajo tregoi edhe një herë që Kamza është një bashki me qytetarë të mrekullueshëm, që në këto zgjedhje demonstruan, por edhe gjatë gjithë fushatës elektorale, qytetari të jashtëzakonshme dhe e mbyllën me mjaft sukses, siç shihet edhe nga atmosfera festive që sapo ka filluar në përfundim të këtij procesi zgjedhor”, theksoi Mziu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›