E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini dëshiron Fabregasin

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është duke përgatitur ofertë për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

City siguroi një vend në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e kaluar falë një autogoli të Peter Crouch, që i dha ekipit nga Eastlands fitoren vendimtare ndaj Tottenhamit.

Por i pyetur se cili lojtar do ta bënte ekipin e tij kampion të Premier Ligës vitin e ardhshëm, Mancini është përgjigjur: “Cesc Fabregas”. Sipas "The Sun", City pritet të ofrojë 50 milionë paund për Fabregas, që vështirë se mund të refuzohej nga Arsenali.

Kapiteni i Arsenalit tashmë kërkohet nga Barcelona, ku e filloi karrierën para se të transferohej në Emirates.

Nëse Arsenali vendos ta shesë mbetet të shihet se cilin ekip do ta zgjedhë Fabregas, atë të zemrës, ose paratë e majme që mund të ofrojë City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›