Kriteret për master në Institutin e Studimeve Evropiane
Më po japim të plota kriteret dhe afatet. Kriteret e pranimitKandidatët që aplikojnë për ndjekjen e Programit Master në Studime Evropiane duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:a. të zotërojnë një diplomë universitare DND ose DNID të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit,(ekuivalentuar nga MASH) në një nga fushat: shkenca sociale, jurisprudencë, ekonomi, histori, filologji.b. të kenë notë mesatare të studimeve universitare 8 e lart. c. të zotërojnë gjuhën angleze [diplomë e UT , TOEFL 550/213 pikë, IELTS (International English Language Testing System) 6.5, CPE- Cambridge Certificate of Proficiency in English “C”, CAE- Cambridge Certificate of Advanced English “C”]. Preferohet zotërimi edhe i një tjetër gjuhe perëndimore.d. të jenë të rekomanduar nga dy persona që i njohin aftësitë akademike, profesionale dhe kërkimore të kandidatit. Njëri nga rekomanduesit duhet të zotërojë një titull ose gradë shkencore të një institucioni të arsimit të lartë. dh. të kenë lejen për vazhdimin e studimeve nga titullari i institucionit ku punojnë, (nqs janë të punësuar).Dokumentacioni i pranimit a. formulari i plotësuar i aplikimit. b. certifikatë lindjeje me fotografi ose fotokopje e noteruar e letërnjoftimit elektronik.c. biografi profesionale.ç. fotokopje e noteruar e diplomës universitare e shoqëruar me listën e notave.d. fotokopje e noteruar e diplomave ose e certifikatave të kurseve të kryera për kualifikime të ndryshme pasuniversitare. dh. fotokopje e noteruar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës angleze (dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, TOEFL ose Cambridge IELTS, CPE, CAE).e. listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre.ë. dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.f. leje nga titullari i institucionit për ndjekjen e studimeve pasuniversitare. g. tri fotografi me format pasaporte. gj. fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurrim; tarifa e regjistrimit është 2500 lekë e detyrueshme për të gjithë aplikantët .Shënim: Të gjitha aplikimet që mund të jenë paraqitur para kësaj date konsiderohen të vlefshme pas rikonfirmimit të tyre nëpërmjet vërtetimit të lëshuar nga Sekretaria e Institutit.