E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon sot dita e dytë e G20-ës, rriten të ardhurat e FMN

Vijon sot dita e dytë e samitit të G20-ës në Kanë të Francës. Ditën e djeshme udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara të botës vendosën që të rrisin fuqinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kështu FMN-ja do të jetë më në gjendje që të mbështesë ekonomitë në vështirësi të Eurozonës, të tilla si Greqia.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se bisedimet më të mëdha në ditën e parë të takimit të G20-ës ishin përkushtuar krizës në Eurozonë.
Ndërkohë kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të votëbesohet sot nga qeveria. Kryeministri grek bëri me dije ditën e djeshme anulimin e referendumit, në qoftë se partia konservatore e opozitës voton për të kaluar në parlament paketën e shpëtimit. Por opozita, si dhe disa deputetë të qeverisë kanë bërë thirrje që Papandreu të dorëhiqet. Kështu që ekziston frika se ai mund të humbasë votëbesimin.
Vendimi i kryeministrit Papandreu papritur të hënën për të mbajtur një votim kombëtar, ngjalli trazira në tregjet financiare dhe zemëroi homologët e tij gjermanë dhe francezë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›