Zef Preci per ABC News Privatizimi i Albpetrolit nje veprim i duhur ne kohen e duhur
Privatizimi total i “Albpetrolit” vlerësohet nga ekspertët e fushës ekonomike si një veprim i duhur në kohën e duhur.
Zef Preçi thotë për “ABC News” se privatizimi i një kompanie të tillë strategjike do të maksimizojë fitimet.
“Albpetrol” do t’i shitet totalisht një kompanie tjetër, duke u pushuar kështu së qeni një kompani shtetërore.
Kjo është edhe formula më e mundshme, që po diskutohet për shitjen e kësaj kompanie. Në zyrën e ekspertëve të ekonomisë, një gjë e tillë vlerësohet si veprim i duhur, në kushtet kur privatizimi i kompanisë, mund të maksimizojë përfitimet.
Preçi, dikur ministër i Ekonomisë dhe i Privatizimeve, thotë se nuk ka asnjë të keqe, nëse kjo kompani shitet 100 për qind dhe nuk ndahet në aksione, duke e sjellë këtë të fundit si një përvojë problematike.
“Albpetrol” ka të punësuar rreth 3000 punonjës, pranë saj.
Për këtë çështje, përfaqësues zyrtare të dikasterit të Ekonomisë kanë konfirmuar se do të ketë vëmendje dhe kujdes të veçantë nga qeveria.
Kjo kompani, zotëron 1264 puse aktive dhe ka një prodhim vjetor të naftës, prej rreth 800 mijë ton.
Aktualisht, “Albpetrol” është në fazën e ristrukturimit, një proces ky i cili buron nga zbatimi i marrëveshjeve me kompanitë koncesionare të naftës të lidhura nga qeveria shqiptare.
Po ashtu edhe nga rekomandimet e kompanisë konsulente, ''Patëm box’’ për procesin e paraprivatizmit.