Viktima në Fier/ Gjendet në gjendje të rëndë, vdes në spital
Sot rreth mesditës, është gjetur në qytetin e Fierit një person rreth 65 vjeç në gjendje të rëndë për jetën. Personi është dërguar në spital, pasi është gjetur nga kalimtarë të rastit, por ka humbur jetën nga shembjet që kishte pësuar në trup. Sipas policisë së Fierit, mendohet se personi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po punonte. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të qytetit të Fierit. Policia e Fierit po punon për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.