Rikthehen reshjet e debores ne verilindje

Rikthehen reshjet e bores dhe ngricat ne verilindje te vendit duke bartur me vete edhe nje sere problemesh, kryesisht me qarkullimin rrugor. Ne zonat malore ka mbi 25 cm bore ndërsa, qarkullohet me vështirësi ne drejtim te Peshkopisë, Arrnit, Kalisit, Grykë Çajes, Shishtavecit, Topojanit e Zapodit. Ne orët e para te mëngjesit si pasoje e ngricave dhe temperaturave te ulëta ka patur probleme edhe ne Rrugën e Kombit ne segmentin Tunel i Kalimashit – Fushe Gugagjin, si dhe rruga nacionale qe lidh Kukesin me Pukën përmes Qafës se Malit. Policia rrugore ka udhëzuar drejtuesit e mjeteve për përdorim te detyrueshëm te zingjireve dhe pajisjeve te tjera dimërore, ndërsa firmat e mirëmbajtjes kane shpërndarë një sasi te konsiderueshme kripe. Burime te shtabit te emergjencës ne prefekture bëjnë te ditur se nuk ka patur probleme te emergjencave civile apo urgjenca mjekësore, ndërsa furnizimi me ujë te pijshëm e energji elektrike vazhdon te jete normal.