Seks me plakun ne parkun "Rinia", Arrestohet e dyshuara si prostitute
Elbasan- Seks me te moshuarin ne parkun "Rinia" te qytetit te Elbasanit, ndalohet e dyshuara si prostitute dhe klienti 71-vjecar. Seksioni Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise, ka arrestuar ne flagrance Mimoza M., 39 vjece, me banim ne lagjen "11 Nentori", pasi u kap duke kryer marredhenie seksuale ne publik me Mustafa P., me banim ne kete qytet. Cifti ka rene ne ujdi per te kryer marredhenie, kundrejt shumes 200 leke. Problem ka qene vendi ku do te shkonin, por perfundimisht eshte vendosur qe te mos largohen shume, por te zgjedhin shkurret ne parkun "Rinia". Kalimtaret jane shokuar nga skena, duke njoftuar menjehere policine, e cila i ka kapur ne flagrance te dyshuarit. Mimoza M., ka deshmuar ne polici gjate marrjes ne pyetje, se ka kerkuar te kryeje seks kundrejt shumes 200 leke me te moshuarin per arsye ekonomike. Edhe i moshuari ka deklaruar te njejten gje, duke u mbrojtur se nuk kishte faj, pasi ftesa ishte bera nga 39 vjecarja dhe ai kishte rene dakord. Mimoza M., sipas policise rezulton te jete denuar njehere me pare per vepren penale te "vjedhjes". Ndaj saj eshte ngritur vepra penale e "ushtrimit te prostitucionit ne vende publike", kurse i moshuari pas marrjes ne pyetje eshte lene i lire vetem me nje keshillim. E dyshuara ka pretenduar se ishte e papune dhe mundesia e vetme per te siguruar perfitime ekonomike ishte duke bere punetoren e seksit, edhe pse duke rrezikuar arrestimin.