Arrestohet nje i ri i armatosur ne kryeqytet
Tirane-Nje person i armatosur qe levizte lirshem ne kryeqytet, eshte neutralizuar ne levizjes e tij dhe eshte arrestuar nga policia. Sherbimet e Komisariatit nr.4 te Tiranes, kane vene ne pranga 26-vjecarin Anxhels Lahin. Arrestimi i tij u krye mesditen e se henes. Deri ne ate moment i riu ka mundur te levize pa problem, me makinen e tij "Rover", ku fshihte nje "Kallashnikov" dhe nje sasi municioni. Sikurse behet e ditur nga burime zyrtare te policise, teksa ishte duke qarkulluar ne rrugen "Kongresi i Manastirit", policia i ka kerkuar Lahit te ndaloje per te ushtruar nje kontroll rutine. Komunikimi me te ndaluarit, ka ngjallur dyshime tek forcat blu te Tiranes, te cilet i kane kerkuar te riut te ushtrojne kontroll ne automjet. Pikerisht ne momentin e ketij kontrolli, policia gjeti nje automatik model 56 si dhe nje kreher me 20 fisheke. Anxhels Lahi, lindur dhe banues ne Tirane, u arrestua ne kushtet e flagrances, per "mbajte pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Arma dhe municionet e kapura u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Materialet ne ngarkim te te ndaluarit, i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes.
L.K
L.K