E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Topalli tur në vendet e Bashkimit Evropian

Shqiperia ka vendosur si kryefjales te axhendes se saj nderkombetare, lobingun per liberalizimin e vizave me BE-ne. Kryetarja e parlamentit Topalli deklaroi se ajo do te intesifikoje diplomacine parlamentare pasi kujtoi ajo edhe pse vendi yne i ka plotesuar te gjitha kushtet teknike tashme jane 26 vende anetare te BE-se qe duhet te japin driten jeshile per kete vendim te rendesishem te cilin Tirana zyrtare shpreson ta perfitoje brenda ketij viti.

"Dhe ne natyrisht ne gjithe kete proces, qe eshte nje proces i cili kerkon pas marrjes se opinionit te mbylljes se raportit nga grupi teknicien dhe pastaj qe kalon ne marrjen e opinionit ne Komisionin Evropian, pastaj marrjen e vendimit nga Keshilli Evropian, qe kerkon qe 27 vendet e Evropes te thone 'OK', ne shfrytezuam edhe kete rast bashke me kryetarin e Parlamentit te Cekise, qe nepermjet miqve qe kemi ne Parlamentin Evropian te bejme te mundur qe ky vit te konsiderohet si viti i liberalizimit te vizave", tha Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit.

Topalli i beri keto deklarata gjate nje takimi qe pati me homologun e saj cek Miroslav Vlacek i cili ofroi mbeshtetjen e tij ne kete aksion diploamcie parlamentare per heqjen e vizave. Nderkohe ne Kroaci, zevendeskryeministri dhe minsitri i Jashtem Ilir Meta kerkoi qe Zagrebi te heqe sa me pare vizat per shqiptaret vendim te cilin Tirana e ka marre vite me pare per kroatet qe vijne ne Shqiperi.

"Shqiperia muajin e ardhshem do te dorezoje pergjigjet e pyetesorit te BE, dhe shpresojme qe brenda ketij viti, per arsye se i kemi plotesuar te gjitha kriteret te fitojme dhe procesin e liberalizimit te vizave me BE", u shpreh Meta.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›