KQZ, Ristani: Numërimi nuk u manipulua
Numërimi i votave të 28 qershorit pati parregullsi të dukshme, por nuk u manipulua. Gjatë raportimit vjetor në komisionin e ligjeve, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani pranon se qendrat numërimit u mbipopulluan nga njerëz të jashtëligjshëm por nuk u mund të tjetërsohej rezultati.
"Të jeni të sigurtë për një gjë, ka pasur vonesa në numërim, bllokime të numërimit, hyrje të njerëzve të paautorizuar, por me 100 për qind garanci, numërimi ka qenë korrekt dhe i pamanipuluar", tha Ristani.
Drejtuesi i intitucionit që menaxhoi zgjedhjet e 28 qershorit, pranon se kanë qenë ndërhyrjet politike ato që shkaktuan gjendjen e tanishme. Kreu i KQZ-së shprehet i zhgënjyer nga puna e drejtësisë me komisionerët që shkelën ligjin në 28 qershor, si në rastin e Ruzhdies. Duke iu referuar këtij incidenti, Ristani vërejti se ndaj komisionerëve të PS që u larguan me vulën, po mbahet një qëndrim i ndryshëm ndaj atyre të PD.
"Për mua, nuk i përgjijget ashpërsia e dënimit fenomenit që ka ndodhur, duhet që drejtësia të veprojë më ashpër në raste të tilla, sepse ndryshe nuk e frenojmë dot fenomenin", tha ai.
Sipas raportit të KQZ, zgjedhjet e 2009-s kushtuan 624 milion lekë, ndërkohë që kosto për një votues të vetëm llogaritet në 197 lekë. Kreu i komisionit zgjedhor, duke iu referuar debatit të kutive, ripërsëriti dhe një herë se djegia e fletëve të votimit në këto momente të ndezuar do t’i hidhet benzinë zjarrit.
Elona Gjylmi < I mëparshmi