Pyetësori i BE, Nishani tregon për kapitujt e fundit
Dosja voluminoze me pergjigjet e 2284 pyetjeve te Bashkimit Europian per Shqiperine, edhe pse u miratua nje dite me pare ne Komitetin Nderministror te Integrimit, po shikohet edhe njehere ne pjesen e perkthimit. Materiali po shikohet elektronikisht dhe keto mijra faqe do te dorezohen me anen e nje CD-je nga vete kryeministri Berisha ne nje ceremoni ne fillim te prillit ne Bruksel.
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani, institucioni i te cilit kaloi 2 kapitujt e fundit te politikes dhe drejtesise, thote ne nje interviste per ALSAT, se gjithe kete proces e ka ndjekur vete ne detaje, me qellim qe pergjigjet te ishin sa me koncize dhe te qarta.
"Pjesa e kriterit politik, e cila ka te beje me institucionet e shtetit dhe menyren e funksionimit te tyre, qe ne fund te fundit ne kompleks te gjerave tregojne se sa funksionon demokracia jone ne Shqiperi, si eshte e mbeshtetur ne legjislacion, cilat jane instrumentet e implementimit te ketij legjislacioni dhe cili eshte niveli i implementimit, dhe sa grante jane per ta bere funskionale kete demokraci ne interes te qytetarit. Pjesa tjeter eshte dhe pjesa e gjyqesorit, perfshire ne te dhe te drejtat e njeriut", thote Nishani.
Ministri Nishani tregon kjo faze e gjen Shqiperine me nje legjislacion te perafruar me ate te BE-se. "Ju garantoj se i tere legjislacioni yne eshte i perafruar me ate te BE, kjo per faktin se prej vitesh funksionon nje standard i tille. Te gjitha ligjet qe Parlamenti ka miratuar gjate ketyre 4 viteve te fundit jane te gjitha te perafruara me legjislacionin e BE, aq me teper qe ne kete proces ne asistomi dhe nga misioni EURALIUS, i cili eshte nje mision i BE", vijoi ai.
Mbi bazen e ketyre pergjigjeve, Brukseli do te pergatise brenda 9 muajve te ardhshem opinionin per Shqiperine mbi statusin e vendit Kandidat ne Bashkimin Europian.
Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 mars 2010 ) < I mëparshmi