Viktimat e 21 janarit, PS vendos sot për aktivitetet
TIRANË- Partia Socialiste pritet të vendosë sot, rreth aktiviteteve që do të organizohen për të kujtuar 4 viktimat e demonstratës së 21 janarit 2011.
Burimet nga Partia Socialiste dje bënë të ditur për “Gazeta Shqiptare”, se do të jetë mbledhja e sekretarëve, e cila do të diskutojë rreth kësaj çështjeje.
Përveç idesë për të kryer një homazh për nder të 4 të vrarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ka edhe ide të tjera, por që për momentin mbahen ende “sekret” nga drejtuesit socialistë.
Në Tiranë, mund të zhvillohet një homazh, i njëjtë me atë të datës 28 janar 2011, me praninë e shumë njerëzve të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)