E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, në 24 orë kalojnë rreth 8 000 persona

KAPSHTICË- Mëngjesin e sotëm situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet në e qetë, ku deri rreth mesnatës mijëra automjete kanë qëndruar në radhë të gjata mes të ftohtit, për shkak të numrit të kufizuar të sporteleve nga pala greke.

Mësohet se nga pika kufitare e Kapshticës që ndodhet në Korcë në 24 orëve kanë kaluar rreth 8 000 persona.

Situata mbërmjen e djeshme u paraqite problematike në pikën kufitare të Kapshticës, pasi pala greke gjatë gjithë ditës puni me sportele të reduktuara, vetëm 3, ndërsa në mbrëmje rreth orës 19:00, e coi numrin e sporteleve në 7, ndërkohë që pala shqiptare gjatë gjithë ditës punoi me 9 sportele.

Radha e pritjes për të kaluar në tokën helene në mbëmje shkoi më shumë se 1 km, cka detyroi edhe palën greke të shtojë sportelet, pas negociatave me palën shqiptare.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›