E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kerkon verifikim te listave te zgjedhesve

Kryesocialisti ka vijuar takimet me grupet e deputeteve ne te cilet ka vene theksin tek lista e votuesve


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vijuar dje pergjate gjithe dites takime me deputete te ndare sipas qarqeve. Prej dy ditesh Rama po ndermerr takime individuale qe kane per qellim pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Duke filluar nga paraditja deri ne oret e mbremjes lideri i socialisteve ka zhvilluar takime me deputetet e Durresit Vlores Shkodres Korces dhe Tiranes. Te pranishem ne keto mbledhje bejne te ditur per gazeten se kryetari Rama krahas shqetesimit te shprehur per krizen politike ne vend ka kerkuar nje angazhim maksimal te deputeteve dhe strukturave drejtuesve ne rrethe per verifikimin e listes paraprake te zgjedhesve.


Ne te gjitha takimet me grupet e deputeteve lideri i opozites ka vene theksin ne verifikimin e listave qe do te mundesoje sic eshte shprehur ai parandalimin e manipulimit te votes se zgjedhesve.


Krahas verifikimit te listave eshte kerkuar qe grupet e patronazhit te plotesojne edhe formularin perkates ku kerkohet nje evidentim i te majteve te pavendosur. Kryesocialisti ka kerkuar nga deputetet qe te jene gjithnje e me shume te pranishem ne baze per te ndihmuar strukturat dhe per te mbajtur kontakte te vazhdueshme me seline e Partise Socialiste mbi ecurine dhe problematikat qe mund te dalin.


Per te gjitha keto ceshtje deputeteve do tju duhet te raportojne tek sekretariati i organizimit se si po ecin ceshtjet e organizimit ne zonat ku ato asistojne. Porosia kryesore e marre nga keto takime per deputetet eshte punimi me listat e zgjedhjeve dhe mbyllja e verifikimit te pare me 25 janar.


Nga verifikimet duhet qe te evidentohen zgjedhesit te shtuar ne listen paraprake por qe nuk jane te njohur per zonen e banimit zgjedhesit me kodin 999 zgjedhesit qe nuk gjenden ne listen e Qendres se Votimit zgjedhesit qe u jane deformuar te dhenat zgjedhesit qe jane ne emigracion dhe zgjedhesit e rinj. Ne ditet ne vijim kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do te zhvilloje takime me deputetet e qarqeve te tjera. Meqenese jemi ne nje vit zgjedhor takimet me grupet e deputeteve dhe kryesocialistit do te jene me te shpeshta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›