E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku Durres rriten rastet e dhunes ndaj gruas

Dhuna në familje është shndërruar në një fenomen shqetësues për qarkun e Durrësit.

Nga statistikat e policisë, si dhe ato të prokurorisë që kanë marrë në shqyrtim rastet e dhunës në familje, konfirmohet se janë rritur rastet e dhunës ndaj grave, madje dhe fëmijëve.

Sipas statistikave zyrtare të policisë së Durrësit mësohet se 24 gra kanë denoncuar se janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht prej bashkëshortëve, por edhe femiëjve vetëm për muajin tetor.

Zonat më problematike, janë ato periferike të qytetit bregdetar

Sipas policisë pothuajse të gjitha rastet e regjistruara së fundmi u përkasin zonës së Porto Romanos, Spitallë, Shkozetit, Kenetës etj.

Tranzicioni dhe ndryshimet e përgjithshme shoqërore, dhe pabarazia gjinore, janë disa nga faktorët që kane ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›