Berisha Buxheti 2012 buxheti me i madh deri me sot
Kryeministri Sali Berisha tha sot para mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se “buxheti 2012 është buxheti më i madhi deri më sot. Struktura makroekonomike do të respektohet me çdo kusht dhe çmim. Ky është tipari kryesor i veprimtarisë ekonomike të mazhorancës.”
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se “që nga viti 2005 kemi rritur të ardhurat, kemi ulur borxhin publik, dyfishuar pagat, pensionet dhe kemi ndërtuar infrastrukturën rrugore”.
“Puna jonë bazohet në vepra dhe jo në fjalë”, tha mes të tjerash Kryeministri.
Duke mos lënë pa përmendur gjithashtu edhe prioritetin e shpallur nga qeveria për shtimin e drurëve frutorë në të gjithë vendin.
“Do të nxisim dhe do të mbështesim pasionin për të mbjellë dru frutorë.
Projekt madhor edhe mbjellja e arrorëve, do mbjellim 250 mln arrorë dhe ullinj.
Fermerët tanë do konkurojnë me ata evropianë, të nxisim dhe mbështesim çdo ditë pasionin për drurët frutorë.
Alternativa jonë bazohet në vepra, jo në fjalë”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.
Duke theksuar më tej se edhe infrastruktura zë një vend të rëndësishëm në buxhetin 2012.
“Drejt përfundimit të infrastrukturës moderne, ne kemi transformuar Shqipërinë.
Ritme të larta investimesh në rrugët e vendit, kurse të ardhurat nga privatizimet do shkojnë për infrastrukturën.
Rrugët po çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe çdo rrugë e re, pasaportë besimi e madhe.
Ne nuk braktisim asnjë fshat dhe komunë të vendit”, theksoi ai.
Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se ajo ia ka dalë duke ulur borxhin në 60%.
“Kemi inflacionet më të kontrolluara dhe kemi mbidyfishuar rrogat e pensionet.
Ia dolëm të asfaltojmë 9 mijë km rrugë, do mbështesim axhendën tonë politike, do vijojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Fatura e pensioneve rritet me 80 mln dollarë, ndërsa vitin e ardhshëm mund të rrisim rrogat.
Nuk ka dhe s’do ketë asnjë rritje të taksave, modeli ynë ekonomik, është model suksesi”, tha ai.
Për Kryeministrin, buxheti 2012 respekton përparësitë e mazhorancës, ndërsa duhet respektuar struktura makro-ekonomike.
“Gjetëm borxh 72% të prodhimit të brendshëm
Kreditë e huatë përdoreshin për të paguar rroga e pensione”, përfundoi ai.
Kujdesi kryesor i qeverisë sipas tij, ka qenë respektimi i përparësive të mazhorancës, mbështetje e fuqishme e politikave të shpallura nga mazhoranca si prioritare.