E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Bashkia e hapur per qytetaret kemi nisur realizimin e premtimeve

Në një dalje ndryshe para mediave, së bashku me stafin e tij, kryetari i bashkisë së Tiranës ka informuar detajisht sot qytetarët për të gjithë punën e bërë gjatë 100 ditëve të para të Bashkisë së kryeqytetit.

Zoti Basha theksoi se "në qendër të veprimtarisë së bashkisë së kryeqytetit janë qytetarët dhe e vetmja mënyrë për të trajtuar problemet e tyre është duke i dëgjuar ata".

“ Sot ju kemi kërkuar këtëkohë bashkëbisedimi dhe ballafaqimi për të raportuar përmes publikut për statusin e poremtimeve tona, në përfundim të 100 ditëve të para. Kam përfituar nga ky rast të prezantoj vizulisht para jush ekipin e punës, nëj pjesë të ekupit të punës, të drejtueseve të Bashkisë së Tiranës, të cilët sëbashku me bashkëpunëtorët e tyre kanë qenë të fikusuar 100 për qinmd në arritjen e objektivave të parashtuara para qytetarëve të TTiranës, me rastin e fillimit të detyrës sime si Kryetar iu Bashkisë.;
Dëshiroj t’ju informoj për statusin e premtimeve një nga një: Në qendër të veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës ka qenë është dhe do të mbetet një bashki e hapur për qytetarët dhe kjo është reflektuar më së miri në mënyrën e re të punës dhe përqasjes së re që kemi adoptuar ndaj p0rblemeve t ëqytetarëve.  Personalisht kam vazhduar takimet me qytetarët çdo të premte dhe kjo praktikë po ndiqet nga të gjithë zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës dhe do të vazhdojë të ndiqet në këtë mënyrë. Së shpejti një grafik I pritjes së qytetarëve nga të gjithë nivelet drejtuese të Bashkisë së Tiranës do të bëhet public dhe përllogaris që vetëm nëpërmjet pritjes së drejtpërdrejtë nga nivelet drejtuese Bashkia e Tiranës do të mund të trajtojë kërkesat, problemet, shqetësimet e afro 700 – 800 qytetarëve në javë, pa llogaritur numrin e qytetarëve të cilët priten dhe problemet e të cilëve trajtohen nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun e cila arrin një numër prej afro 250-400 qytetarë në ditë. Në themel të kësaj veprimtarie qëndron bindja jonë se e vetmja mënyrë për të trajtuar problemet e qytetarëve të Tiranës me efiçencë dhe për t’I zgjidhur ato me sukses është duke I dëgjuar ata, se e vetmja mënyrë për të dhënë lidershipin e duhur në zgjidhjen e problematikave të akumuluara të qytetit tonë, por edhe në ekzekutimin e projekteve ambicioze që kemi për qytetin e Tiranës, është duke dëgjuar qytetarët. Kjo është arsyeja se pse unë vazhdoj t’I kushtoj kaq energji dhe kohë dhe kërkoj ëtë njëjtën gjë nga bashkëpunëtorët e mi dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Deri tani ky ka rezultuar një bashkëbisedim shumë I frytshëm dhe një mënyrë me këmbë në tokë, për të matur veprimtarinë e institucioneve të ndryshme të Bashkisë, për të matur efiçencën time personale si Kryetar I Bashkisë por edhe të bashkëpunëtorëve të mi”, është shprehur në nisje, kryebashkiaku.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se "një premtim i mbajtur nga bashkia është hipotekimi i banesave në Tiranë, që do të zhvillohet në 3 faza".

“Brenda këtyre 100 ditëve, ndonëse të penguar nga një numër prpblematikash objective, bashkëpunëtorët e mi arritën të bëjnë evidentimin e plotë, të propozjnë masat përkatëse dhe të nisin zbatimin e një premtimi tjetër madhor, atë të realizimit të hipotekave të parealizuara në qytetin e Tiranës. Siç edhe jeni informuar, faza e parë tashmë ka përfunduar me dërgimin pranë institucioneve përkatëse të të gjithë objekteve të pajisuara me leje shfrytëzimi dhe Brenda një periudhe tre katër javore, me përfundimin e lejeve të shfrytëzimit për të gjithë ato objekte të cilat për shkak të burokracisë dhe zvarritjeve në Bashkinë e Tiranës mbetën peng këtu në Bashkinë e Tiranës dhe faza e tretë që është edhe më problematikja është në rrugë të drejtë të zgjidhjes në bazë të mirëkuptimit të vendosur me institucione të tjera përkatëse dhe me të cilat po harojmë masat e duhura ligjore. Ndonëse problem po zgjidhet në tre faza, ju garantoj se premtimi do të mbahet plotësisht, siç është mbajtur për 100 ditët e para duke hapur rrugën për hipotekimin e plotë të gjithë apartamenteve të qytetarëve të Tiranës që I kanë akoma të hipotekuara, brenda aaftit të premtuar. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ne premtuam strukturën e Bashkisë së Tiranës dhe këtu pa dyshim mund të ndalesh për një kohë të gjatë, por do të doja të ndalesha për një moment që ka të bëjë po kështu me një premtim dhënë qytetarëve ët Tiranës, mbrojtjen e tyre nga veprimtaria e paligjshme në tregjet dhe njësitë tregtare të kryeqytetit, mbrojtja e konsumatorit, nga mallrat pa cilësi, nga shërbimet pa cilësi, nga mungesa e kushtve higjeno-sanitare por edhe nga spekulimi me çmimet, tashmë do të ketë një instrument të fuqishëm dhe ky instrument është Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit e cila do të ketë detyrë kryesore dhe të vetme, fokusimin në mbrojtjen e qytetarëve ët Tiranës, në mbrojtjen e konsumatorëve në qytetin e Tiranës dhe do ta kryejë këtë detyrë, pa më të voglin hezitim duke zbatuar ligjin dhe duke I dhënë çdokujt që guxon të abuzojë me çmimet, cilësinë, sigurinë e produketve që u tregrohen qytetarëve të Tiranës, atë që u rezervon ligji.Kjo veprimtari është dhe do të mbetet në fokusin e përditshëm ët qytetarëve të Tiranës dhe ndaj vendosëm që në këtë Agjenci të dedikojmë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që shërbimi të jetë i plotë dhe i shtrirë në të gjithë qytetin dhe përfitimet të ndihen tek qytetarët e Tiranës”, tha zoti Basha.

Gjithashtu, kryebashkiaku Basha kujtoi edhe një moment tjetër shumë të rëndësishëm për qytetarët e kryeqyetit.

“Ne nisëm procesin e përfundimit të Planit Urbanistik të Tiranës, të bindur se mungesa e këtij plani është në themel të shumë vendimeve të gabuara dhe problemeve me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e Tiranës që nga pragu I derës ku jetojnë dhe deri në sheshin qendror të qytetit. Edhe në procesin e Planit Urbanistik të Tiranës, themelore është konsultimi, në çdo nivel e hap të procesit dhe nëpërmjet një konsultimi gjithpërfshirës ne kemi realizuar sot hapat më të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të këtij plani, siç janë: Ekzaminimi I plotë ipunës, të dhënave, dokumentacionit të trashëguar dhe hartimi I planit të metodologjisë në mbështetje të konsulencës ndërkombëtare si dhe vendimet e para strategjike të cilat do t’i hapin rrugë hapave ët tjerë që pa dyshim do të përmbyllin brenda kohës së caktuar, objektin tonë ambicioz, Tirana me një plan urbanistik të plotë Brenda majit të vitit që vjen. Në këtë plan urbanistik do të respektohen në mënyrë të plotë dy parimet kryesore: respekti I plotë për pronën private të qytetarëve dhe fitimi I hapësirave të munguara e të cunguara publike, që nga hapësirat e gjelbra, tek rrugët të parametrave europianë, hapësirat për kopshtet, shkollat dhe çerdhet anembanë qytetit. Në fokus të këtij plani nuk do të jenë ndërtuesit, por qytetarët dhe ndërtuesit dhe bizneset e tjera do të shikojnë se Bashkia do të jetë një partnere luajale për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si prioriteti ynë numër një por që snjë çast nuk do të bjerë pre e klientelizmit dhe e planifikimit jo transparent që ka dëmtuar dhe vazhdon të grryejë interesat e qytetarëve të Tiranës. Pjesë e këtij plani pa dyshim janë edhe ndërhyrjet emergjente, ato të cilat të kërkuara prej kohësh, të munguara prej kohësh kanë edhe impaktin më negatin në jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, këmbësorë apo shofserë, pronarë automjetesh private apo përdorues të transportit public. Ndërhyrja më massive është pa dyshim, rehabilitimi I trafikut në sheshin “Skënderbej”, deri në gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare të cilat do të mundësojnë rrjedhjen e trafikut pa problem në qendër të qytetit dhe në Unazat rrethore të tij e në të njëjtën kohë dhënien e parametrave maksimalë urbanë si gjelbërimi, çlodhja dhe veprimtaritë rikrijuese për qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, të cilët frekuentojnë qytetin dhe hapësirat tona urbane, në mënyrë të përditshme. Zgjidhja e çështjes së trafikut në qendër të Tiranës është pa dyshim një kontribut që ne japim jo vetëm në komfortin e përditshëm të qytetarëve të Tiranës por edhe në ekonominë e qytetit si dhe në ambientin e qytetit, që ka vuajtur prej një kohe të gjatë vendimet e pa planifikuara të marra në këtë drejtim” ka shpjeguar zoti Basha.

Kryebashkiaku tha se “ brenda një kohe kaq të shkurtër unë futa në planin e 100-ditëve dhe realizova premtimin tonë kryesor, atë të heqjes së 60 tarifave dhe taksave dhe reduktimin e barrës fiskale në qytetin e Tiranës. Ky nuk është një premtim electoral por është një bindje e thellë se vetëm nëpërmjet çlirimit të qytetarëve dhe bizneseve nga barra të pajustifikuara fiskale, nga taksa e tarifa të pajustifikuara ne mund të arrijmë një partneritet të vërtetë mes Bashkisë së Tiranës dhe njësive të zhvillimit ekonomik të Tiranës, biznesit privat, qytetarëve të Tiranës dhe se kjo është mënyra e duhur për të ecur përpara me zhvillimin ekonomik të qytetit dhe krijimin e vendeve të lira të punës. Duke ecur gjithmonë në këtë drejtim, edhe Tirana do të implementojë, atë që duhet të kishte implementuar si e para, kontaktin e thjeshtë, të lehtë dhe të pakushtueshëm me biznesin dhe me qytetarët, shërbimin me një ndalesë ndaj biznesit dhe qytetarëve, process I cili do të nisë nga fillimi I vitit tjetër, pasi të përfundojmë me Korporatën Ndërkombëtare Financiare marrëveshjen e firmosur, e cila mundëson shërbimin me një ndalesë për të gjithë lejet dhe liçencat në qytetin e Tiranës, hap ky që I ka kursyer tre bashkive, pak a shumë sa 4 minibashki të Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit, 6 milionë dollarë, shifër e barabartë kjo, apo e mjaftueshme për të punësuar 1200 qytetarë dhe që do na kursejë ne, të paktën po kaq para. Jam I bindur se ky hap do të përmirësojë edhe më shumë klimën e biznesit në qytetin e Tiranës dhe do të mundësojë çlirimin e energjive financiare, për t’ua dedikuar ato punësimit të qytetarëve të Tiranës, të rinj të saposhkolluar në moshë, të papunë, sepse ky është dhe mbetet preokupimi im kryesor”, duke theksuar se “ nxitja e biznesit dhe e investimeve dhe bërja e Tiranës, qytetin më atraktiv për investimet është pjesë e përditshme e punës sime. Në këtë kuadër, ne kemi hedhur hapat e parë, për të planifikuar ndryshime në strukturën normative të Bashkisë së Tiranës si dhe hapësira për investime të huaja dhe të vendit, që nga një Park I Ri Teknologjik, që do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar si dhe mundësi për transferimin e njohurive, eksperiencës, teknologjive nga jashtë, këtu në Tiranë, por edhe këtu nga Tirana, veçanërisht në industritë e reja siç janë teknologjia e informacionit në tregun rajonal dhe europioan dhe do të ofrojë po kështu, një ndërlidhje më të mirë të botës akademike që trajnon të rinjtë e Tiranës me botën e punëdhënies, të punësimit, aktivitetit ekonomik dhe mirëqënies. Për të ecur përpara me këtë, ne duhet të hapim sytë para realitetit që ofron qyteti I Tiranës, një realitet I cili duhet të kthehet në një potencial të jashtëzakonshëm të zhvillimit tonë ekonomik, Tiranën që së shpejti do të ketë 100 mijë studentë dhe me këta 100 mijë studentë, qyteti dhe qytetarët e Tiranë, bashkia e Tiranës duhet të ndërtojë një marrëdhënie të fortë, një marrëdhënie e cila do I japë përfitimet e saj për çdo qytetar të Tiranës dhe ekonominë e qytetit tone”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›