E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet zbulueshmeria e vjedhjeve me dhune

Skuadra e zbulimit të vjedhjeve me dhunë dhe armë tejkalon me trefish objektivin e vendosur për rritjen e zbulueshmërisë me 5 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Goditjet e grupeve grabitëse ka sjell edhe parandalimin e një sërë ngjarjesh të rënda, kur vetëm për plackitjet e bankave, nga 10 të tilla që kishte vitin e kaluar, për vitin 2011 ka ndodhur vetëm 1.

Gjatë 10 muajve të këtij viti janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 7 ngjarje të vjetra, të vjedhjeve me dhunë të ndodhura në territorin e Tiranës.

Një vëmendje të veçantë në kuadër të parandalimit të grabitjeve u është kushtuar edhe rekomandimeve e kontrolleve të sigurisë së agjencive private që mbajnë në ruajtje bankat, kazinotë apo objekte të tjera ku ka shuma të konsiderueshme parash.

E rëndësishme sipas shefit të seksionit të vjedhjeve me dhunë dhe me armë, ka qenë bashkëpunimi me drejtoritë e policive të qarqeve të tjera në shkëmbimin e informacioneve për kontigjentë shëtitës me tendencë për kryerjen e veprave të tilla penale, por edhe me policitë e vëndeve të tjera, siç është hetimi i nisur për autorin e dyshuar të grabitjes me pasojë vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, i cili është i arrestuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›