Viktimat e trafikut nuk dëshmojnë
Qeveria nxiti viktimat që të merrnin pjesë në hetimet dhe ndjekjet penale të kundërvajtësve të trafikimit; megjithatë viktimat shpesh refuzuan të dëshmonin ose ndryshonin dëshmitë e tyre, si pasojë e kërcënimeve nga trafikantët apo nga frika e kërcënimeve. Në disa raste, në vitin 2009, policia nuk ofroi mbrojtje për viktimat e trafikimit kur dëshmonin kundër trafikuesve të tyre, duke i detyruar viktimat të mbështeteshin ekskluzivisht te OJQ-të për mbrojtje. Në vitin 2009, një dëshmitare viktimë mori azil në një vend tjetër për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga trafikuesit ndaj saj dhe familjes së saj, si dhe shqetësimeve se qeveria nuk mund ta mbronte sa e si duhej. Prokuroria e Përgjithshme nuk kërkoi mbrojtje të dëshmitarëve për viktimat e trafikimit gjatë vitit 2009.
#